19 Prill 2024

Bisedojnë për projekte dhe ide të përbashkëta mes MPMS dhe Bankës Botërore

Prishtinë, 19 shtator - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim njoftues drejtorin e Bankës Botërore në Prishtinë, Marco Mantovanelli si dhe ekipin e Bankës Botërore që përkrahin implementimin e projektit “Western Balkan Jobs technical Assistance Umbrella Facility for Gender Equality”, përfaqësuar nga zj.Stefanie Brodmann dhe zj.Dorothee Chen.

Ministri Reçica, falënderoi mysafirët për mbështetjen e Bankës Botërore në ngritjen dhe zhvillimin e projekteve të shumta në Kosovë ndër vite.

Në takim u bisedua për sfidat që ka kjo ministri në të ardhmen, si dhe për projekte dhe ide të përbashkëta mes MPMS dhe Bankës Botërore.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për krijimin e grupeve të përbashkëta punuese për zhvillimin dhe avancimin e  ideve dhe programeve me interes për Kosovën në fushën e politikave sociale, të punësimit si dhe të edukimit dhe përgatitjes profesionale të të rinjëve për të qenë konkurrues në tregun e punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)