28 Maj 2020

Bien remitancat, migrantët dërgojnë më pak para në shtëpi

Washington, 24 prill - Një studim i ri i Bankës Botërore parashikon një ulje me një të pestën këtë vit të remitancave apo parave që migratët në Evropë, që vijnë nga vende me të ardhura të ulta e të mesme do të dërgojnë drejt shtëpive të tyre, nxitur nga rënia ekonomike globale si pasojë e koronavirusit.

Kjo përkthehet në miliarda dollarë të humbura për familjet në Afrikë, në Lindjen e Mesme e gjetkë.

Pothuajse çdo biznes në një qytezë në periferi të Parisit, në Montreuil, është i mbyllur në atë që normalisht është një rrugë plot zhurmë, përveç agjencisë ku bëhen transferta parash, “Western Union”.

Franca është një nga “eksportuesit” më të mëdhenj në Evropë të remitancave. Diaspora afrikane në këtë vend, që vlerësohet të jetë rreth 3.6 milionë njerëz, në 2017 dërgoi më shumë se 10 miliardë dollarë në shtëpi.

Por largimet e përkohshme nga puna të shkaktuara nga koronavirusi po ndikojnë tek dërgesat.

Punonjësit e “Western Union” në Montreuil nuk pranuan të intervistohen, por thanë se klientelët e tyre kanë rënë ndjeshëm javët e fundit. Por ka edhe arsye të tjera për ngadalësimin e remitancave.

Njëra lidhet me atë të mbylljes së një numri zyrash ku transferohen para për shkak të masave ndaj koronavirusit. Agjenci si “Western Union” kanë nisur fushata reklamuese duke nxitur klientët të dërgojnë paratë përmes internetit apo aplikacioneve në telefon. Por jo të gjithë kanë një kompjuter apo një telefon inteligjent.

Banka Botërore parashikon që vetëm Afrika mund të humbasë këtë vit më shumë se 11 miliardë dollarë në remitanca nga diaspora e saj. Ekspertët druhen se edhe investimet dhe ndihma e huaj gjithashtu do të pësojnë ulje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)