24 Gusht 2019

Betohen 38 vullnetarët e rinj të SHBA-ve

Prishtinë, 7 gusht - Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës Philip Kosnett do të administroj Betimin Solemn të shërbimit për 38 Vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas fjalimit të tij të rastit.

Pas përfundimit të trajnimit të tyre dhjetë  javësh për gjuhën, kulturën, si dhe trajnime teknike në Komunën e Kamenicës, dhe në fshatrat përreth si Koretini, Topanica dhe Rogana, Vullnetarët do të prezentohen para Ambasadorit nga  ana e Drejtoreshës së Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant.

Anëtarët e familjeve nikoqire, ministrat nikoqir, drejtorat e agjensive dhe musafir të nderuar janë gjithashtu të ftuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 gusht 2019

- Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! organizojnë kampanjën "Lëvizim". (Nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Ne dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest organizohet programi për fëmijë i shoqëruar nga koncerit dhe sfilata me kostume tradiconale. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 16:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Kur Pranvera Vonohet. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)