23 Prill 2024

BERZH ndihmon Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

Prishtinë, 6 mars - Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, përmes një projekti që do ta financojë për të angazhuar një staf të sekretariatit që të ketë lidhje më të mira në mes shoqatave të bizneseve dhe institucioneve publike.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, e ka vlerësuar si iniciativë të jashtëzakonshme ndihmën e BERZH-it për ta themeluar një sekretariat teknik që do ta mbështes Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Hasani ka dhënë mbështetje BERZH-it që të nis punën së më shpejt ky sekretariat.

“Çkado që kërkohet nga ne jemi të gatshëm të ndihmojmë”, ka thënë Hasani.

Ministri Hasani ka thënë se edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, është dakorduar që ta mbështes dhe fuqizojë Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

“Do të ishte ide shumë e mirë kjo që propozuat, për themelimin e një sekretariati. Ne do t’iu mbështesim, dhe është dakord edhe kryeministri që t’i japim fuqi këtij këshilli. Qëllimi ka qenë rritja e këtij këshilli që të jenë të përfaqësuara të gjitha shoqatat e bizneseve”, ka thënë Hasani.

Ndërsa këshilltar i Lartë për Klimën e Investimeve në BERZH, Franklin Steves, ka thënë se këtë praktik e kanë bërë edhe në vendet e rajonit dhe kanë menduar ta mbështesin edhe Kosovën.

“Në disa vende ne mbështesim atë që quhet Këshilla Ekonomik, dhe menduam ta sjellim të njëjtin eksperiencë edhe në Kosovë. Një sekretariat teknik të përhershëm që mbështet Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Puna e sekretariatit është që të merret me dialogun në mes sektorit privat dhe qeverisë dhe të sigurojë një punë teknike analitike të mirëfilltë që dalin nga rekomandimet e Këshillit dhe t’ia përcjell qeverisë”, ka thënë Steves.

Roli i këtij sekretariati do të jetë zëri i bizneseve që do ta përqojnë tek qeveria. Stafi i këtij sekretariati do të ketë kontrata me BERZH-in dhe do të funksionojë në kuadër të MTI-së, që do të ketë bashkëpunim të ngushtë me ministrin.

Po ashtu në këtë takim është diskutuar për një portal rajonal i regjistrimit të bizneseve, që do të jetë online dhe që pjesë e tij do të jetë edhe Kosova.

Portal rajonal që mund të gjesh informacionet e regjistrave të bizneseve të gjithë rajonit në të njëjtin vend. Nëse je një biznes në Kosovë mund të shikosh të dhënat për një biznes në Serbi, Maqedoni ose Shqipëri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)