28 Shkurt 2020

BERZH-i ofron 25 milionë euro kredi për investime në Ferronikel

Prishtinë, 15 gusht - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar se do të ofrojë 25 milionë euro kredi për investime në kompaninë, NewCo Ferronikeli.

"NewCo Ferronikeli Complex LLC", një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan ​është blerë nga Grupi Balfin.

Samir Mane, themelues dhe pronar i kompanisë Balfin ka thënë se është krenar për të vazhduar historinë e bashkëpunimit me BERZH-in.

"Investimet që do të bëjmë te Ferronikeli do të sigurojnë se ai mbetet një prodhues konkurent i nikelit në ekonominë globale dhe vazhdon të gjenerojë vende të punës në Kosovë”, ka thënë ai.

Eric Rasmussen, drejtori i BERZH-it për Burime Nayrore ka thënë se “BERZH-i është i lumtur që do të bashkëpunojë me kompaninë Balfin për rimëkëmbje të Ferronikelit, që është i rëndësishëm për Kosovën dhe komunitetin lokal”.

Kjo kompani pati ndërprerë prodhimin për një periudhë vitin e kaluar, për shkak të problemeve financiare me të cilat është ballafaquar pronari i mëhershëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020  - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)