29 Mars 2024

Bëhet pagesa për përfituesit e asistencës sociale

Prishtinë, 27 prill - Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar nga sot, disa ditë para afatit të zakonshëm, ka bërë pagesën e skemës së ndihmës/asistencës sociale për të gjithë përfituesit e saj, përkatësisht për 24,967 familje.

Gjithashtu, ju njoftojmë se në zbatim të pakos emergjente (pika 1.1) si dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve (Nr. 38/2020), përfituesit e skemës së ndihmës sociale marrin pagesë të dyfishtë edhe për muajin prill 2020, duke bërë që vlera totale e pagesës së dyfishtë për këtë muaj të jetë 5,251,027.50 Euro.

Prandaj, luten përfituesit që të kenë kujdes të shtuar dhe ndjekin këto udhëzime shtesë, për të ruajtur shëndetin tuaj, luteni që:

- Tërheqja e mjeteve të bëhet në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e corona virusit; apo

- Të shtyni tërheqjen në ditët në vijim për aq sa është e mundur, pasi që zyrat postare dhe degët bankare janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe secili do të ketë mundësi të bëjë tërheqjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)