24 Qershor 2018

Bëhet ekzekutimi i pagesave për veteranet e luftës

Prishtinë, 10 nëntor - Ministria e Financave, njofton  veteranët e lutës të cilët  marrin pagesa nga Buxheti i Republikës së Kosovës se pas një punë të madhe të bërë për këtë kategori të çmuar të shoqërisë sonë dhe duke filluar nga gjetja e fondeve e deri tek ndryshimet ligjore për të mundësuar që veteranët të marrin pagesat e merituara me ligje.

"Gjithashtu njoftojmë  veteranët e luftës se pas dekretimit të Ligjit të Rishikimit  Buxhetit nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, Ministria e Financave sot ka  bërë ekzekutimin e pagave për këtë kategori", thekson ministria.

Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin Gusht, Shtator dhe Tetor 2017. Dhe mjetet pritet të jenë në llogari të veteranëve brenda ditës së sotme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Qershor 2018

- NISMa Socialdemokrate mban Kuvendin e dytë të Punës. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Vetevendosjes, ora 14:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun në pingpong për ditën e Çlirimit. (Prishtin, ora 10:00)