22 Janar 2021

BE regjistron suficit prej 75,6 miliardë euro

Bruksel, 13 janar - Zyra e statistikave të Bashkimit Europian ka njoftuar se bilanci i llogarisë rrjedhëse të Bashkimit Evropian (BE) regjistroi një suficit prej 75,6 miliardë euro në periudhën korrik-shtator të vitit 2020.

Sipas Eurostatit, suficiti i llogarisë rrjedhëse të BE-së ishte 2,2 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e tretë të vitit 2020, ndërsa përqindja ishte 2,9 për qind për të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Shifra ishte më e ulët, pasi regjistroi 87,6 miliardë euro suficit në tremujorin paraardhës dhe 100,3 miliardë euro në të njëjtin tremujor në vitin 2019.

Lidhur me nën-kategoritë, Eurostat tha se suficiti i llogarisë së mallrave u rrit në 91,6 miliardë euro në periudhën korrik-shtator, nga 78.8 miliardë euro në tremujorin e tretë të vitit 2019, ndërsa suficiti i shërbimeve ishte 9,7 miliardë euro nga 32,6 miliardë euro.

Ndërkohë, llogaritë primare, sekondare dhe ato të kapitalit shënuan deficit prej 7,2 miliardë euro, 18,5 miliardë euro dhe 4,2 miliardë euro.

"Në tremujorin e tretë të vitit 2020, bazuar në të dhëna të rregulluara jo-sezonale, BE regjistroi suficit të llogarisë rrjedhëse të jashtme me Britaninë e Madhe (+ 54,6 miliardë euro), SHBA-në (+ 32,7 miliardë euro), Zvicrën (+ 11,3 miliardë euro), Kanadanë (+ 6,6 miliardë euro), Brazilin dhe Hong Kongun (të dyja me nga + 6,2 miliardë euro), Rusinë (+ 5,3 miliardë euro), Indinë dhe Japoninë (të dyja + 0,6 miliardë euro)", thonë nga Eurostat.

Gjithashtu, bëhet e ditur se deficitet u regjistruan me Kinën (- 29,2 miliardë euro) dhe qendrat financiare offshore (- 8 miliardë euro)".

Pronat e investimeve të drejtpërdrejta të unionit u rritën në tremujorin e dytë me 45,5 miliardë euro, ndërsa detyrimet e investimeve të drejtpërdrejta u rritën me 16 miliardë euro.

"Si rezultat, BE ishte investitor i drejtpërdrejtë neto për pjesën tjetër të botës në tremujorin e tretë të vitit 2020 me 61,5 miliardë euro", theksoi Eurostat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)