02 Qershor 2020

BE miraton paketën prej 540 miliardë euro

Bruksel, 24 prill - Samiti i BE miratoi paketën prej 540 miliardë euro për mbështetje për kredi për punëtorët që punojnë me orë të reduktuara, kompanitë që kanë marrë kredi dhe për shtetet që kanë borxhe.

“Ne mendojmë se kemi në dorë një instrument të rëndësishëm për të ndihmuar shpejt dhe në mënyrë efektive,” tha pas bisedimeve kancelarja Angela Merkel. Për shkak të garancive nga ana e shtetit, paketa duhet të miratohet edhe prej Bundestag-ut.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili kishte rezerva në lidhje me ndihmën nga paketa e shpëtimit ESM, nuk e kundërshtoi këtë marrëveshje.

Ndihma pritet të jetë gati deri më 1 qershor. Po ashtu krerët e shteteve dhe të qeveritë diskutuan edhe për një program stimulimi ekonomik për nxitjen e ekonomisë.

Megjithatë ende nuk dihet se si do të strukturohet fondi i rimëkëmbjes, pra përmes granteve apo kredive. Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte dëshiron që fondi i zhvillimit të ketë 1.5 bilion euro.

Paratë duhet të ofrohen si “subvencione”, citojnë agjencitë italiane të lajmeve Conten. Për këtë Komisioni i BE-së duhet të paraqesë një propozim “sa më shpejt të jetë e mundur”. Presidenti francez Emmanuel Macron pret që diskutimet për fondin do të jenë të vështira për shkak të mosmarrëveshjeve dhe kufizimeve politike. Në të ardhmen do të nevojiten programe masive për ndihma.

Macron tha se “nevojitet një reagim solidar, i organizuar dhe i fortë për shkak të përmasave të kësaj tronditjeje. “Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë,” paralajmëroi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)