25 Qershor 2019

BCC dhe BERZH festojnë Ditën Globale të Konsulencës

Prishtinë, 12 qershor -  U shënua  Dita Globale e Konsulencës e cila shënohet në 60 shtete të ndryshme të botës, dhe me këtë rast, Business Consultants Council (BCC) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë organizuar një eveniment në nivel të institucioneve publike dhe private për rëndësinë e profesionit të konsulencës, akreditimin e saj dhe vlerën e operimit të saj në institucione.

 Poashtu si tërësi, është mbajtur mbledhja e përgjithshme e Kuvendit të Anëtarëve të BCC dhe një organizim i formatit B2C mes bizneseve SME dhe konsulentëve, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi mes tyre.

BCC  është shoqata e vetme në Kosovë, qëllimi i së cilës është promovimi dhe ruajtja e standardeve profesionale në sektorin e konsulencës, e njohur nga homologët e saj ndërkombëtarë për profesionalizmin, etikën dhe standardet e përsosmërisë. BCC është anëtar me të drejta të plota në rrjetin ndërkombëtar ICMCI që ngërthen 2 milionë konsulentë në mbarë botën.

Eventi ka pasur për qëllim diskutimin për perspektivën, rëndësinë dhe njohjen e konsulencës si profesion përmes bashkëpunimit në hapa konkretizues për këtë proces, ku në krahasim me vitin e kaluar i dhënë është një shtytje profesionit të konsulencës.

Janë arritur 2 marrëveshje bashkëpunimi me karakter lokal dhe rajonal mes BCC dhe dy institucioneve.

Bashkëpunimi i parë është zyrtaruar me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes BCC-së dhe projektit ACCESS, me fokus kryesor në fondin e digjitalizimit që do të ndihmojë NVM-të në Kosovë, projekt i cili do të fillojë implementimin në muajin Korrik.

Bashkëpunimi i dytë është zyrtarizuar me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes BCC-së dhe Albanian Consulting Network (ACN), e cila do të kontribojnë në shkëmbimin e shërbimeve, bashkëpunimet e ndryshme dhe zhvillimin mes institucioneve nënshkruese.

Në pjesën e dytë të organizimit është mbajtur një panel i përbërë prej profesionistëve nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Autoriteti Kombëtar të Kualifikimeve, BERZH, projektin Alled 2 dhe projektin ACCESS (të dy këto të fundit të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim).

Ministri Shyqeri Bytyqi nënvizoi se të gjitha institucionet publiko-private kanë nevojë për shërbimet e konsulencës menaxheriale dhe ekspertët konsulentë si vlera të shtuara dhe që duhet të punohet në vetëdijësimin e bizneseve për përdorimin e këtyre shërbimeve.

Ministri u zotua që do të japë kontribut bashkë me AKK-në lidhur me standardin e profesionit të konsulencës, në përputhje me normat ndërkombëtare të konsulencës menaxheriale.

Lah Nitaj nga AKK- Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) shpjegoi kriteret për krijim të standardeve dhe theksoi që mund të ndihmojë BCC-në në këtë aspekt, pas modifikimeve të fundit të bëra nga ana e shoqatës.

Anton Gojani nga projekti Alled 2, ka përshkruar procesin e krijimit të standardeve, duke u nisur nga individët që i hartojnë, pjesën e verifikimit, klasifikimit të profesioneve dhe parimeve për të qenë konsulent.  Anton ka theksuar që është roli i shoqatës që të shtyjë përpara proceset e akreditimit dhe validimit të profesionit të konsulencës.

Leonora Kusari nga BERZH ka konfirmuar që janë gjithmonë të gatshëm të përkrahin shoqatën BCC, në rrugëtimin për kualifikimin dhe certifikimin e konsulentëve dhe validimin e profesionit të konsulencës.

Një nga sfidat që duhet të trajtohet është vetëdijësimi i institucioneve publike për përdorimin e shërbimeve konsulente dhe njohjen e tyre, duke mos përdorur në të njejtën kohë të drejtën për certifikim të konsulentëve.

Jehona Lluka drejtoreshë ekzekutive e institutit BCC, moderoi panelin dhe prezantoi në Kuvendin e Përgjithshëm të Anëtarëve të gjitha të arriturat e shoqatës dhe planin strategjik për të ardhmen. Si konkluzione nga ky organizim, u vendos të ndërmirren hapa konkretë nga të gjthë instituticionet përkatese për finalizimin e procesit te standardit të konsulencës, bashkëpunimi i fondit e digjitalizimit që do të ndihmojë NVM-të në Kosovë, shkëmbimin e shërbimeve rajonale, themelimi i komitetit të etikës dhe profesionalizmit të BCC dhe krijimi i një raporti për numrin e konsulentëve në Kosovë dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në BCC. Rekomandimet e tilla do të konkretizohen në iniciativa të ndërmarra nga BCC bashkë me partnerët.

Aktiviteti i fundit është shënuar në formatin ‘’B2C’’ mes bizneseve anëtare të odave dhe shoqatave partnere dhe konsulentëve të BCC duke përmendur: Odën Ekonomike Amerikane, Gjermane, Sllovene dhe Bankwn BERZH.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2019 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do ta presë në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide. (Hapësirat e MPJ-së, ora 8:30)

- The Siracusa International Institute for Criminal Justice and Human Rigths, një Organizatë Joqeveritare italiane organizon Dialogun Strategjik Kombëtar mbi temën e luftës kundër trafikut të paligjshëm. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës (Ndërtesa e Kuvendi, salla C 203, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Dështimet në rastet e shënjestruara”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ku do të bëhet dorëzimi i pajisjeve për klubet e mediave, që është donacion i GIZ-it.  (Shkolla “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizojnë konferencën për media lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. (Sheshi “Ibrahim Rugova” përpara objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:05)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina organizon ceremoninë me rastin e shënimit të ditës më të madhe për qytetarët e Fushë Kosovës, lëshimin në funksion të linjës magjistrale për furnizim 24 h me ujë të pijshëm. (Rr. Hajrullah ZymiFushë Kosovë, ora 10:30)

- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit organizon aktivitete solemne me rastin e Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit duke filluar me defileun e automjeteve dhe mjeteve zjarrfikëse në unazën e qytetit. (Nisja nga objekti i Shërbimit Zjarrfikës në Prizren, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me UNDP do të organizojnë konferencën për media për vazhdimin e kampanjës për legalizimin e armëve. (Objekti qendrorë i MPB-së, salla P-02, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti takohet me Kryetarin e qytetit të Des Moines, Iowa të SHBA,  Thomas  Cownie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 11:00)

- Drejtoria e Administratës në Komunën e Prizrenit në bashkëpunim me OJQ Nevo Koncepti organizon tryezë diskutimi me temën Trajtimi i Fëmijëve në Raste të Dhunës dhe Abuzimit. (Hotel Centrum, ora 11:00)

- Ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me tekstet e reja shkollore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit bën demonstrimin i ushtrimeve të kërkim-shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit në objektin e shkollës fillore “Heronjtë e Lumës” në fshatin Vërmicë. (Vërmicë, ora 12:00)

- Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë tryezën e rrumbullakët "Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme dhe kost-efektiviteti i tyre,". (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj raporton para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të kredisë prej 18 milionë eurosh që BERZH-i i ka dhënë parkut energjetik me erë të Kitkës. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Ekspozitën e Artizanaleve të ndryshme, nga organizata e grave “Orkide”, në Prizren. (Qendra Kulturore “Yunus Emre”, Prizren, ora 18:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Javës Egjiptiane në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 19:00)

- Shkolla Amerikane e Kosovës organizon Inagurimi i kampusit të ri të Shkollës Amerikane të Kosovës. (Shkolla Amerikane e Kosovës, Shkabaj, Prishtinë, ora 20:00)