20 Prill 2024

BB prezenton numrin më të ri të raportit ekonomik për Ballkanin

Prishtinë, 11 prill - Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon sot një konferencë për gazetarë ku do të prezentojë numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

Prezentimi i raportit do të bëhet fillimisht nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, nëpërmjet video-lidhjes nga Zyra e Bankës Botërore në Vjenë, dhe më pas nga zyrtarë të tjerë të Bankës Botërore në rajon.

Prezentimi i raportit do të bëhet njëkohësisht në të gjitha zyret e Bankës Botërore në rajon.

Raporti i Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore prodhohet dy herë në vit nga ekonomistët në Praktikën Globale për Makroekonomi dhe Menaxhment Fiskal të rajonit Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore.

 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)