19 Prill 2024

BB mbështet proceset në Ministrinë e Diasporës dhe të Investimeve Strategjike

Prishtinë, 28 shtator - Grupi i ekspertëve nga Banka Botërore pret funksionimin e Ligjit për Investimet  Strategjike, duke shprehur gatishmëri ta mbështetë Ministrinë e Diasporës dhe të Investimeve Strategjike në proceset e saj të ardhshme.

“Kemi në fokus investimet në energjinë e ripërtërishme, miniera, agrikulturë dhe turizëm”,- ka thënë me këtë rast zëvendëskryeministri Dardan Gashi.

Në këtë takim është përmendur prezenca e madhe e burokracisë dhe tejzgjatja procedurale si sfida, të cilat duhen kaluar për ta përmirësuar infrastrukturën e investimeve në Kosovë.

“Investimet janë çelësi dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar vendin tuaj, duke ofruar mbështetje teknike, analiza e opinione në dobi të shpënies  përpara të proceseve të rëndësishme për Kosovën”, -ka thënë eksperti Harald Jadlicka nga Banka Botërore.

Në takim, ndër të tjera,  u fol edhe për rolin e diasporës kosovare  dhe rëndësinë e diplomacisë ekonomike. 

Banka Botërore i ka mbështetur vazhdimisht institucionet e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)