25 Prill 2024

BB do të jetë partner strategjik i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Prishtinë, 31 janar - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim Marco Mantovanelli, Drejtor për Kosovën në Bankën Botërore.

Në takimin e përzemërt me drejtorin Mantovanelli, ministri Beqaj ka theksuar mundësinë e bashkëpunimit në fushën e Inovacionit dhe të zhvillimit të projekteve të përbashkëta. Ministri Beqaj e ka njoftuar Mantovanelli me prioritetet dhe planin e punës së Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

“Banka Botërore do të jetë partner strategjik i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në ndërtimin e kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik’’, tha pas takimit ministri Beqaj.

Temë diskutimi e takimit ishte edhe mundësia e bashkëpunimit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Bankës Botërore në fushën e Inovacionit, zhvillimit të projekteve të përbashkëta më qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, me fokus tek gratë dhe të rinjtë, si dhe përkrahja e sektorit privat në rritjen e konkurrueshmërisë.

Ministri Beqaj,  po ashtu, shprehu edhe falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Banka Botërore u ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)