11 Gusht 2020

Bankat prezantojnë mundësitë për qasje në financa

Prishtinë, 3 korrik - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një konferencë virtuale mbi qasjen në financa për biznese, marrë parasysh pasiguritë e mëdha financiare të kësaj kohe.

 Gjatë kësaj konference, përfaqësuesit e bankave komerciale patën mundësinë të prezantojnë ofertat dhe produktet e tyre aktuale përmes të cilave synojnë t’i ndihmojnë bizneset të përballojnë më lehtë krizën e shkaktuar si pasojë e masave kufizuese për parandalim të pandemisë COVID-19, por edhe të lehtësojnë qasjen në financa për ndërmarrjet që mund të kenë nevojë për investime të reja pas përfundimit të pandemisë. 

Milazim Abazi, kryesues i Komitetit të Financave të Odës Ekonomike Amerikane, duke folur mbi  problemet e shumëta të bizneseve në këtë kohë, me theks të veçantë tek ato me likuiditet, theksoi se për sektorin privat është jetike të ofrohet mbështetje shtesë nga ana e bankave komerciale përtej masave të dakorduara në bashkëpunim me Bankën Qendrore për shtyrje të kësteve.

 Sipas Abazit, në harmoni me mundësitë e bankave, bizneset në vend kanë nevojë për qasje më të lehtë në financa, ashtu që të vazhdojnë operimin e tyre në mënyrë normale.

Prishtinë, 3 korrik 2020 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një konferencë virtuale mbi qasjen në financa për biznese, marrë parasysh pasiguritë e mëdha financiare të kësaj kohe. Gjatë kësaj konference, përfaqësuesit e bankave komerciale patën mundësinë të prezantojnë ofertat dhe produktet e tyre aktuale përmes të cilave synojnë t’i ndihmojnë bizneset të përballojnë më lehtë krizën e shkaktuar si pasojë e masave kufizuese për parandalim të pandemisë COVID-19, por edhe të lehtësojnë qasjen në financa për ndërmarrjet që mund të kenë nevojë për investime të reja pas përfundimit të pandemisë. 

Milazim Abazi, kryesues i Komitetit të Financave të Odës Ekonomike Amerikane, duke folur mbi  problemet e shumëta të bizneseve në këtë kohë, me theks të veçantë tek ato me likuiditet, theksoi se për sektorin privat është jetike të ofrohet mbështetje shtesë nga ana e bankave komerciale përtej masave të dakorduara në bashkëpunim me Bankën Qendrore për shtyrje të kësteve. Sipas Abazit, në harmoni me mundësitë e bankave, bizneset në vend kanë nevojë për qasje më të lehtë në financa, ashtu që të vazhdojnë operimin e tyre në mënyrë normale.

Adonis Bllacaku, kryesues i departamentit të biznesit në Bankën për Biznes, theksoi se kjo bankë ka krijuar pako specifike për të lehtësuar qasjen në financa për mikrobiznese, grup ky i cili është në fokus për mbështetje nga ana e kësaj banke. Ai tha se me synim për të vazhduar përkrahjen ndaj bizneseve, BPB ka aprovuar limite të reja deri në 30% të limitit të zakonshëm për klientët ekzistues, duke u mundësuar kështu ndërmarrjeve qasje në fonde shtesë për zhvillim të veprimtarive dhe rifillim të aktiviteteve të tyre. 

Sipas Bllacakut, kjo përqindje e fondeve shtesë nuk ka qenë përfundimtare dhe banka është e hapur ndaj mundësive të tjera, ndërsa rekomandimet specifike nga bizneset janë shumë të mirëseardhura për zhvillim të mëtutjeshëm të produkteve.

Lulzim Tahiri, menaxher i departamentit për bankim të NVM-ve në bankën TEB, tha se edhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur ndërprerje të proceseve të kreditimit brenda bankës, derisa janë ofruar edhe shtesa në linjat kreditore të klientëve ekzistues të bankës TEB. 

Tahiri u shpreh se si rezultat i krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, banka TEB përtej shtyrjes së kredive ka ndarë edhe fonde të veçanta për kredi të dedikuara në mbështetje të bizneseve për mbulim të pagave dhe kostove të tjera operacionale, si dhe për furnizim varësisht nga lloji i biznesit. Sipas Tahirit, të gjitha masat mbështetëse janë marrë në përputhje me rekomandimet e Bankës Qëndrore të Kosovës.  

Armend Haxhiu, kryesues i departamentit të biznesit në ProCredit Bank, potencoi se as kjo bankë nuk i ka ndaluar proceset e kreditimit, derisa ka ofruar shtyrje të pagesave të kredive për klientët në vështirësi financiare konform me rekomandimet e BQK-së. 

Haxhiu po ashtu tha se si rrjedhojë e vështirësive të ndryshme të krijuara nga pandemia, ProCredit ka lidhur marrëveshje me institucione financiare ndërkombëtare, të cilët kanë ofruar linja kreditore për mbështetje të mëtutjeshme të bizneseve kosovare. Ai theksoi se banka ProCredit në partneritet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka krijuar një ofertë për të mbështetur investimin në platforma elektronike, në mënyrë për të lehtësuar zhvillimin e shitjeve online, i cili është dëshmuar të jetë shumë i nevojshëm sidomos gjatë kësaj periudhe. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .