25 Prill 2024

Banka e Shqipërisë shtyn afatet e shlyerjes së kredive për një kohë

Tiranë, 13 mars - Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që afatet e shlyerjes së kredive të shtyhen në kohë për shkak të situatës me koronavirusin që po përjeton Shqipëria.

Nga kjo masë, do të përfitojnë si individët po ashtu edhe bizneset.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se sistemi është i mirë kapitalizuar dhe aktiviteti bankar nuk do të mbyllet, ndërsa shlyerja e kësteve të kredive do të spostohet në kohë.

Banka e Shqipërisë I fton qytetarët që të përdorin shërbimet online.

Sejko tha se Banka e Shqipërisë ka marrë në analizë situatën e krijuar, efektet e mundshme të saj në ekonominë e vendit dhe disponon instrumentat e nevojshëm në funksionin të ruajtjes së parametrave makro-ekonomikë dhe stabilitetit financiar në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)