08 Dhjetor 2021

Banka Botërore përkrahë grupet e margjinalizuara në Kosovë

Prishtinë,  28 tetor -  Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka marrë pjesë në takimin virtual, me rastin e përmbylljes së misionit mbikëqyrës pesë ditor të Bankës Botërore në kuadër të projektit “Komunat për të rinjtë” të financuar nga Fondi Japonez për Zhvillim Social (JSDF).

Gjatë fjalimit të tij, Ministri z. Krasniqi falenderoj z.Paolucci për bashkëpunimin korrekt dhe përkrahjen e plotë të Bankës Botërore për projektin “Komunat për të rinjët” i cili mbështet të rinjtë në nivelin lokal “Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin dhe besimin të cilin e kemi ndërtuar përmes punës sonë të përbashkët. Projekti ’Komunat për të rinjët”, është shumë i rëndësishëm për ne, ngase ju ofron mundësi të shkëlqyeshëm të rinjëve dhe grupeve të margjinalizuara në komunat përfituese’.

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, z. Massimiliano Paolucci, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për bashkëpunimin e plotë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe shtjelloj mundësitë për bashkëpunime të reja me MAPL në fushën e përkrahjes së grupeve të margjinalizuara në Kosovë.

Projekti M4Y është një grant prej 2.79 milionë dollarësh i financuar nga Qeveria e Japonisë përmes mbështetjes së marrë nga Fondi Japonez për Zhvillimin Social i administruar nga Banka Botërore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2021

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Ambasada Franceze, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB organizojnë hapjen e Panairit Universitar Francez në Kosovë i cili do tu mundësoj studentëve kosovarë të zbulojnë programet akademike të ofruara nga 30 universitete dhe 16 webinare nga Franca. (Universitetin AAB, ora 10:00)

- Ministri i  MMPHI Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të përformancës "Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- VentureUP në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe financuar nga UNDP organizon ditën e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub. (Amfiteatri i objektit të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrtimin raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Të rinjte e iniciatives “Hajde në shkollë” organizojnë forum teatrin që ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit në mesin e të rinjve në komunën e Klinës. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 dhe Fondacioni 17  organizojnë diskutimin lidhur me mobilizimin e komunitetit për ruajtjen dhe rikthimin e hapësirave të përbashkëta publike, me fokus në historinë e tri kinemave që i shpëtuan privatizimit. (Kino Armata, ora 17:00)

- OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizojnë diskutimin "Le të flasim" i cili synon të sjellë vëmendjen dhe ndërgjegjësimin tek audienca në lidhje me diskriminimin racor, martesat e hershme, gjuhën e urrejtjes në institucionet publike dhe rrugën e edukimit mbi dy dekada. (Kino Armata, ora 19:00)