19 Mars 2024

Banka Botërore ndan 2.7 milionë grant për Kosovën

Prishtinë, 27 shkurt - Ministri Besnik Bislimi priti në takim drejtoreshën Regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder e cila shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në arritjen e prioriteteve të Qeverisë së re.
 
Fokus i takimit të sotëm ishte edhe investimi në zhvillimin e aftësive të rinisë si pjesë e faktorëve në ngritje të punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë.

Me këtë rast Ministri Bislimi dhe Drejtoresha  Gelder nënshkruan një grant marrëveshje në vlerë prej 2,785,000 dollar, e cila i dedikohet komunave për zhvillimin e aftësive të rinisë. Këto mjete vijnë nga Fondi Shoqëror i Zhvillimit Japonez, nën Administratën e Bankës Botërore.  

Gjithashtu, sot nga të dyja palët u nënshkrua edhe letër këmbimi për rialokimin e fondeve të kredisë aktuale brenda komponentëve lidhur me projektin e efiçencës së energjisë, e cila hap rrugën për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për grant, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)