25 Prill 2024

Banka Botërore do të jetë partner i fuqishëm i Kosovës

Washington, 18 shtator - Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka zhvilluar takim më delegacionin e Bankës Botërore të udhëhequr nga znj. Anna Bjerde, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore.

Temë e diskutimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore në projekte që kanë për objektiv zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në takim u diskutua portofolio ekzistuese e projekteve, përshpejtimi i implementimit të projekteve, hapësira fiskale për projek​te të reja si dhe instrumenti për zhvillimin e politikave si një platformë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet Bankës Botërore dhe Kosovës.  

Ministrja Bajrami e informoi ekipin e Bankës Botërore lidhur me kontekstin socio-ekonomik në vendin tonë dhe implikimet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 në ekonominë e Kosovës.

Ajo nënvizoi se Qeveria e Kosovës po punon intensivisht në adresimin e sfidave socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia, dhe në këtë kuadër, e mirëpret gatishmërinë e Bankës Botërore për të punuar ngushtë me Qeverinë e Kosovës në intensifikimin e bashkëpunimit i cili do të sjellë rezultate konkrete për zhvillimin socio-ekonomik dhe avancimin e reformave në Republikën e Kosovës.    

Nga ana tjetër, znj. Bjerde falënderoi znj. Bajrami për bashkëpunimin e deritashëm me Qeverinë e Kosovës, dhe u shpreh se Banka Botërore do të jetë partner i fuqishëm i Kosovës.

Ajo shtoi se ekipi i Bankës Botërore do të punojë ngushtë më Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Kosovës në financimin e projekteve dhe reformave që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen ekonomike të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)