21 Shtator 2018

Banka Botërore aprovon Projektin e Ekonomisë Dgjitale në Kosovë

Prishtinë, 6 korrik - Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot Projektin e Ekonomisë Digjitale të Kosovës (KODE) për të rritur qasjen e popullit te Kosovës në shërbime më të mira dhe me shpejtësi të madhe interneti të brezit të gjerë frekuencor dhe në burimet e njohurive, shërbimet dhe tregjet e punës në internet. Huaja për projektin është në vlerë prej 20,700,000 euro e barasvlershme me 25 milionë dolarr.

“Projekti do të ketë spektër të gjerë përfitimesh për popullin e Kosovës, duke i lidhur ata me informacione, shërbime dhe vende të punës. Duke zhvilluar dhe forcuar infrastrukturën digjitale të Kosovës, ky projekt do të thellojë lidhjet e Kosovës me ekonominë globale, që është me rëndësi kritike për rritjen dhe zhvillimin në të gjithë vendin,” thotë Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën.

Sot, vetëm një numër i kufizuar i ekonomive familjare, bizneseve dhe institucioneve në Kosovë kanë qasje në brezin e gjerë frekuencor me shpejtësi të madhe, që mund të ndihmojë në livrimin e shërbimeve publike, ofrimin e mundësive për fitimin e shkathtësive dhe gjenerimin e të ardhurave nëpërmjet punës në internet.

Shumë shkolla nuk kanë qasje në brezin e gjerë frekuencor, duke u mbështetur në vend të kësaj në lidhje të internetit me shpejtësi të ulët ose duke mbetur të palidhur - gjë që kufizon aftësinë e tyre për të formuar kapitalin njerëzor që lypset për ekonominë e dijes.

Tutje, universitetet dhe kolegjet në Kosovë janë të ndërlidhura shumë dobët, duke e bërë pothuajse të pamundur angazhimin në shkëmbimin e njohurive ose bashkëpunimin kërkimor me partnerët ndërkombëtarë.

Ngjashëm, jo ​​të gjitha qendrat shëndetësore janë të lidhura me infrastrukturë digjitale te shpejtësise së madhe, duke i parandaluar ato që të zgjerojnë mbulimin me shërbime mjekësore për më shumë njerëz, veçanërisht në zonat rurale dhe të izoluara.

Kjo kufizon aftësinë e tyre për të zgjeruar portofolin e tyre të shërbimeve ose për të përdorur aplikacionet për e-shëndetësi. Shërbimet mobile të brezit të gjerë frekuencor gjithashtu janë zhvilluar ngadalë, duke kufizuar novacionin në shërbimet digjitale të bazuara në pajisje mobile.

Mirëpo, Kosova ka përqafuar transformimin digjital duke punuar për të plotësuar boshllëqet e infrastrukturës digjitale dhe për të zhvilluar kapital njerëzor konkurrues globalisht.

“Projekti KODE ndërton mbi nismat kombëtare tashmë funksionale që janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë midis Qeverisë dhe Bankës Botërore - si një sërë e pilotimeve të brezit të gjerë frekuencor në mjedise rurale të prira nga qeveria - që shkrepin investime kapitale private në futjen në përdorim të brezit të gjerë frekuencor,” thotë Natalija Gelvanovska-Garcia, Udhëheqëse e Ekipit të Detyrës për projektin.

“Plus, KODE do të përshkallëzojë trajnimet për punë në internet, duke vënë në shënjestër të rinjtë e papunë ose të nën-punësuar me fokus te gratë, për të ndihmuar që t’i hapen dyert përfituesve për qasje në vende pune që janë më të shumta, më të mira dhe më gjithëpërfshirëse,” shton Redon Begolli, bashkë-Udhëheqës i Ekipit të Detyrës.

Banorët e disa prej zonave rurale të mbështetura pamjaftueshëm, institucionet e kujdesit shëndetësor, dhe shkollat ​​fillore dhe të mesme do të përfitojnë nga projekti përmes qasjes në internet të brezit të gjerë frekuencor me shpejtësi të madhe dhe nisma për vetëdijesim digjital.

Operatorët e rrjeteve mobile dhe klientët e tyre gjithashtu do të përfitojnë nga shërbimet mobile me cilësi më të lartë, ndërsa të rinjtë e nën-punësuar/të papunë do të kenë qasje në një program trajnimi për punë në internet.

Studentët, kërkimtarët dhe personeli i institucioneve të arsimit të lartë do të përfitojnë gjithashtu, pasi projekti do të mbështesë edhe qasjen në rrjetin e të dhënave pan-evropiane GÉANT.

Projekti financohet me kredi nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (në gjuhën angleze International Development Agency, shkurt IDA) e Grupit të Bankës Botërore. Kreditë e IDA-s jepen me kushte koncesionare me interes zero ose shumë të ulët dhe periudha të gjata të kthimit.

Financimi i këtij projekti ka afat maturimi prej 25 vjet, duke përfshirë një grejs periudhë 5-vjeçare.

Projekti do të zbatohet për pesë vjet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës, e cila udhëzon dhe bashkërendon zhvillimin e sektorit të TIK-ut dhe të gjitha nismat madhore të ekonomisë digjitale në vend.

Kalendari

Ngajrjet e datës 21 shtator 2018  - Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15)  

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)