16 Janar 2018

Avokati i Tatimpaguesve adreson shqetësimet e tatimpaguesve

Prishtinë, 11 janar - Pozita e Avokatit të Tatimpaguesit është themeluar me qëllim që të siguroj një mundësi më shumë për tatimpaguesit, që ti adresojnë shqetësimet lidhur me çështjet tatimore, për rastet kur tatimpaguesi konsideron se u janë shkelur të drejtat e garantuara me ligj.

Avokati i Tatimpaguesit është themeluar për t’ju ndihmuar tatimpaguesve të zgjidhin çështjet / problemet me administratën tatimore duke u marrë me problemet e tatimpaguesve menjëherë dhe në mënyrë të paanshme, që nuk janë zgjidhur nëpërmjet procedurave standarde të ATK-së, ndihmuar tatimpaguesit që përballen me vështirësi, adresuar çështjet që dalin nga një interpretim i pasaktë i ligjeve tatimore, ose politikave apo procedurave të ATK-së, identifikuar çështjeve që ndikojnë në të drejtat e tatimpaguesit, rrisin ngarkesën për kryerjen e obligimeve ose ndryshe krijojnë probleme për tatimpaguesit dhe i vë në vëmendje të menaxhmentit të ATK-së ato çështje, rekomanduar ndryshime administrative dhe legjislative për të parandaluar probleme në të ardhmen.

Vetëm gjatë vitit 2017 numri i kërkesave të pranuara në Zyrën e Avokatit të Tatimpaguesve ishte 147, ku të bartura nga viti 2016 ishin 12 raste. Kjo zyrë ka pranuar gjithsej 159 kërkesa, prej të cilave të shqyrtuara janë 136, ku 63 përgjigje janë kthyer në favor të tatimpaguesve.

Zyra e Avokatit të Tatimpaguesve përveç shqyrtimit dhe përfaqësimit të tatimpaguesve, merret edhe me shqyrtimin e kërkesave për faljen e ndëshkimeve bazuar në dispozitat ligjore.

Pos tjerash, gjatë vitit 2017, Avokati i Tatimpaguesve ka marrë pjesë në 214 seanca të organizuara në Departamentin e Ankesave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Janar 2018 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-019 për Standardizim, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova organizon hapjen e hapësirave të renovuara për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me sindromë Down pranë qendrës Down Syndrome Kosova në Prishtinë. (Zyrat e Down Syndrome Kosova, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media lidhur me vazhdimin e Dialogut Kosovë-Serbi. (Zyrat e KDI-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, 13:00)

- Mbahet ceremonia zyrtare e fillimit të zhvillimit të kurseve trajnuese për pjesëtarët e FSK-së në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së. (Kazerma e FSK-së "Skënderbeu" në Ferizaj, ora 13:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon takimin politik për Instrumentin e Para Anëtarësimit për vitet programuese 2018 dhe 2019”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:30)

- Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, do të flasë me rastin e përurimit zyrtar të faqes së re të internetit të Gjykatës Kushtetuese. (Sheshi 21, ora 15:30)