19 Prill 2024

Autoriteti Bankar Evropian do të zhvendoset në Paris

Paris, 7 mars - Ministrja franceze e Çështjeve Evropiane Nathalie Loiseau dhe kryetari i përkohshëm i Autoritetit Bankar Evropian Jo Swyngedouw kanë shkruar dokumentin për transferimin e autoritetit bankar nga Londra në Paris.

BE-ja u kthye në rrënjët e veta në nëntor 2017, duke zgjedhur qytete nga dy vendet e saj themeluese, Franca dhe Holanda, për të qenë seli të institucioneve kyçe që do të zhvendosen pasi Britania të largohet nga BE-ja sivjet.

Vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Britanisë, zgjodhën Parisin ndaj Dublinit për të zhvendosur Autoritetin Bankar Evropian, si edhe Amsterdamin ndaj Milanos si selinë e re të Agjencisë Evropiane të Barnave.

Autoriteti bankar do ta hapë zyrën e re në Paris më 30 mars, po kjo zyrë do të fillojë plotësisht nga puna më 3 qershor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)