29 Shkurt 2020

Austria është investitori i katërt më i madh në Kosovë

Prishtinë, 14 shkurt - Ministri i Integrimit Evropian, z. Blerim Reka priti sot në takim Ambasadorin Austriak në Kosovë, Christoph Weidinger me të cilin bisedoi për proceset integruese dhe për mbështetjen e integrimit Evropian të Kosovës.

Ambasadori Weidinger theksoi se qeveria e re austriake ka deklaruar në programin e saj, se me prioritet te lartë do vazhdoj të mbështes Kosovën në rrugën e saj europiane,  se do angazhohet edhe më tej në procesin e libaralizimit të vizave, dhe se Austria mbështetë dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ambasadori Weidinger informoi Ministrin Reka se Austria është investitori i katërt më i madh në Kosovë dhe mbështetë projekte në sektore të ndryshme si në arsimi të lartë, shkencë, ekonomi/biznese të vogla dhe të mesme e tjera. Austria është investitori më i madh në fushën e arsimit të lartë.

Austria në vazhdimësi ka mbështetur Kosovën ndërsa Minsitri Reka e falënderoi Ambasadorin Weidinger dhe shetin Austriak për përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)