20 Prill 2024

Austria e gatshme për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në ekonomi

Prishtinë, 9 tetor - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, të cilin e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me Institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shtetit Austriak, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit Ministri Hamza e njoftoi ambasadorin Pfandler për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.

Ministri dhe Ambasadori diskutuan për prioritetet dhe rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit në tërheqjen e investimeve të huaja.

Të dy u zotuan për të bashkëpunuar më tutje për të forcuar lidhjet ekonomike ndërmjet të dy vendeve.

Ndërsa, ambasadori austriak Gernot Pfandler e falënderoi Ministrin Hamza dhe e  uroi  për pozitën, si dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)