19 Mars 2024

Auditorja synon të rris ndikimin e ZKA-së për të mirën e përgjithshme

Prishtinë, 31 janar - Për të vendosur drejtimin institucional në tre vitet e ardhshëm dhe për t’i përballuar me sukses sfidat si dhe për të përmbushur misionin dhe ambiciet institucionale, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka hartuar Planin Strategjik 2023-2026 përmes së cilit ka përcaktuar qëllimet kryesore.

Plani është miratuar nga Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca, e cila ka thënë se nëpërmjet tij ZKA-ja synon avancimin e pavarësisë institucionale në përputhje me parimet kyçe të INTOSAI-t në mënyrë që Zyra të jetë institucion shembull në sektorin publik duke respektuar parimet dhe vlerat kyçe lidhur me integritetin, llogaridhënien dhe transparencën në proceset e brendshme organizative. Komunikimin me Kuvendin dhe institucionet e tjera synon ta rivendos në një rol më proaktiv për ndihmuar autoritetet të marrin vendime të qëndrueshme dhe të bazuara në informata të sakta dhe të arsyetuara drejt.

Kryerja e auditimeve në përputhje me mandatin kushtetues e ligjor dhe kornizën e INTOSAI-t për deklaratat profesionale, zhvillimi i kapaciteteve institucionale në funksion të auditimeve efektive si dhe bashkëpunimi cilësor me palët e interesit janë tri qëllimet kryesore të Planit Strategjik të ZKA-së 2023-2026.

Pavarësia, Standardet, Cilësia, që përfshijnë kryerjen e auditimeve në përputhje me mandatin kushtetues e ligjor dhe kornizën e INTOSAI-t për deklaratat profesionale; Kapacitetet dhe Burimet, që përfshin zhvillimin e kapaciteteve institucionale në funksion të auditimeve efektive; si dhe Imazhi dhe Ndikimi që përfshin bashkëpunimi cilësor me palët e interesit janë tri qëllimet kryesore të Planit Strategjik 2023-2026.

Përmes realizimit të qëllimeve strategjike ZKA-ja do të rris edhe më tej kredibilitetin institucional për të kryer misionin e saj në mënyrë të pavarur dhe objektiv si dhe për të përmbushur pritjet e qytetarëve.

Plani Strategjik 2023-2026 ka për qëllim kryesor që ta bëjë ZKA-në institucion që orienton të gjitha aktivitetet e brendshme dhe të jashtme drejt ndikimit të dëshiruar në funksionimin e shtetit, ku personat përgjegjës të institucioneve publike i kuptojnë rolet e tyre, procesin e përgjithshëm shtetëror dhe veprojnë për të mirën e gjithmbarshme.

Përgatitja e këtij Plani është zhvilluar përmes një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës duke respektuar kornizën e INTOSAI-t për planifikim strategjik, zbatim dhe raportim. Ekspert të angazhuar nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë proces.  

Planin Strategjik të Zyrës Kombëtare të Auditimit 2023-2026 e gjeni këtu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)