28 Mars 2024

Auditori prezanton një pasqyrë të auditimit dhe sfidat e zbatimit në Kosovë

 Prishtinë, 12 shkurt -  Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës ˝Hasan Prishtina˝ në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit organizojn seminarin me temën ˝Auditimi dhe sfidat në realitetin e ri në Kosovë˝.

Prezantimet në seminar do të përfshijnë një pasqyrë rreth auditimit të sektorit publik dhe privat së bashku me konsideratat praktike dhe sfidat e zbatimit të tij në Kosovë.

Folës në seminar do të jenë: Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Besnik Osmani, Profesorë nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit te Prishtinës dhe pjesëmarrës të tjerë.

Auditori Besnik Osmani ka shkruar se kjo eshte një mundësi shumë e mirë për të marr pjesë në e- seminarin ndërkombëtar, me një temë shumë të rëndësishme që ka të bëj me potencialin e inteligjencës artificiale në parandalimin e korrupsionit dhe me pjesëmarrës e folës të dëshmuar në nivel botëror e organizuar nga homologu hungarez.

Osmani ka thënë së shkëmbimi i praktikave me komunitetin ndërkombëtar të auditimit do të ndihmojë edhe punën tonë që t’i zbatojmë në mënyrë më efektive sa herë që janë të nevojshme në kuadër të punës audituese edhe në vendin tonë.

Ai shkruar se për më shumë kjo ngjarje do të vazhdojë edhe ditët në vijim me tema specifike që përmbajnë aktivitete të shumta, prezantime, video-mesazhe dhe testim të njohurive që ndikon pozitivisht në ngritjen e njohurive dhe teknikave që do të ofrohen nga Ekipi Global të ekspertëve të INTOSAI-t dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krimin (UNDC) dhe të institucioneve simotra të auditimit me përvojë të përparuar në këto fusha.

''Transparenca dhe llogaridhënia janë themel i qeverisjes së mirë, ndërsa integriteti opozitë e korrupsionit', ka thënë Osmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)