29 Mars 2024

ATK vepron fuqishëm ndaj bizneseve që nuk paguajnë detyrimet tatimore

Prishtinë, 11 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se Departamenti i Operativës  ka ndërmarr veprime të fuqishme operacionale ndaj gjithë tatimpaguesve mos-përmbushësi, të cilët pavarësisht zhvillimit të aktiviteteve të tyre, nuk kanë paguar detyrimet tatimore.

Identifikimi i këtyre bizneseve sipas ATK-së është bërë nga analiza e riskut, bazuar në Planin e Trajtimit të Rreziqeve.  Aktualisht janë duke u trajtuar 200 raste, të cilat nuk kanë paguar tatimet në raport me qarkullimin e deklaruar.

"Këta tatimpagues dhe gjithë të tjerët, të cilët nuk paguajnë saktë tatimet do të jenë në monitorim të vazhdueshëm dhe nëse qasja e tyre nuk ndryshon-vazhdojnë me mos përmbushje, ATK do të bëjë vlerësim të gjendjes për të konstatuar shmangien tatimore dhe njëkohësisht do të bëjë edhe ngritje të kallëzimit penal,  varësisht nga të gjeturat dhe shkeljet e konstatuara."

"Këto aktivitete janë duke u ndërmarr në vazhdën e shumë aktiviteteve të tjera, me qëllim të zvogëlimit të shmangies tatimore, si dhe krijimin e një tregu konkurrent,  për gjithë tatimpaguesit", thekson ATK.

Prioritet i ATK-së vazhdon të mbetet trajtimi i barabartë i të gjithë tatimpaguesve, si dhe rritja e llogaridhënës nga  stafi i ATK-së, në drejtim të rritjes së kualitetit të punës.

ATK,  inkurajon tatimpaguesit që t'i kryejnë detyrimet tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)