20 Prill 2024

ATK vazhdon seminaret për tatimpagues

Prishtinë, 19 mars - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me qëllim të informimit të tatimpaguesve për shërbimet e reja elektronike, si dhe deklarimin vjetor dhe raportimin e pasqyrave financiare, është duke realizuar seminare për tatimpagues në të gjitha regjionet e saj.

Deri më tani, janë realizuar seminare për tatimpagues në regjionet: Mitrovicë, Gjakovë, Pejë dhe Prishtinë. Sot është realizuar seminari në regjionin e Prishtinës, ku pjesëmarrës ishin një numër i konsiderueshëm i tatimpaguesve. Në ditët në vijim, do të realizohen seminaret në regjionet: Ferizaj, Gjilan dhe Prizren.

Pjesëmarrësit u njoftuan gjerësisht për të gjitha shërbimet elektronike, e veçanërisht për shërbimet e reja elektronike, si dhe për deklarimin vjetor dhe raportimin e pasqyrave financiare, të cilat janë prezantuar edhe me shembuj konkret se si plotësohet deklarata vjetore nga Biznesi Individual (PD), Ortakëria (DO) dhe Personi Juridik (CD).

Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e temave në seminar.

Në këto seminare numri i pjesëmarrësve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre, përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)