19 Prill 2024

ATK vazhdon me ndëshkimin e lojërave të fatit të cilat nuk respektojnë ligjin

Prishtinë, 11 mars - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se Divizioni i Lojërave të Fatit, gjatë javës së shkuar nga vizitat e rregullta në teren, por edhe nga informacionet e pranuara nga qytetarët ka zhvilluar 30 aktivitete, ku si rezultat janë mbyllur 11 lokale të lojërave të fatit, të cilat aktivitetin e tyre e kanë zhvilluar duke mos ju përmbajtur kritereve të Ligjit për Lojërat e Fatit.

Nga parregullsitë e konstatuara sipas ATK-së janë lëshuar 13 gjoba, në vlerë 54,000 euro, përveç gjobave janë konfiskuar edhe 2 pajisje të kësaj veprimtarie.

"Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit."

"Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK,  rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme", thekson ATK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)