20 Prill 2024

ATK thërret në takim palët e interesit

Prishtinë, 18 qershor - Takimet e rregullta konsultative me palët e interesit janë çdoherë të nevojshme për diskutimin dhe marrjen e rekomandimeve nga ana e tyre,  për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj tatimpaguesve, njëherësh edhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore.

Një takim i tillë është mbajt sot, ku ATK ka organizuar tryezë diskutimi me palët e interesit, si dhe ka prezantuar shumë aktivitete të saj, siç janë të hyrat , borxhet, qarkullimi i bizneseve, rimbursimet, falja e ndëshkimeve sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe rezultatet e reformave, të cilat janë realizuar gjatë periudhës kohore janar-maj të këtij viti.

Pjesë e këtij takimi ishte Zëvendës Ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Ilir Kapiti, i cili u përgjigj shumë shqetësimeve dhe pyetjeve të ngritura nga ana e komunitetit të bizneseve.

Veç këtyre Kapiti tha se ATK është duke treguar se është një institucion profesional, në zbatimin e politikave fiskale përkatësisht Legjislacionit Tatimor, me thekës të veçantë luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale, si dhe trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj gjatë prezantimit para të pranishmëve, tha se ATK është në rrugë të mirë dhe së shumë shpejt pavarësisht ndikimit  të pandemisë COVID 19, ka arritur realizimin e objektivave, si dhe tejkalimin e tyre,  të cilat kanë qenë të përcaktuar, sipas dokumenteve strategjike dhe planit të punës.

Ai po ashtu, potencoj se organizatat të cilat përfaqësojnë interesat e bizneseve,  janë motor i rëndësishëm në ecjen përpara të shumë proceseve kyçe, të cilat ndërlidhen direkt me tatimpaguesit, pasi që vetë tatimpaguesit janë skaneri më i mirë i punëve që bënë institucioni i administratës tatimore.

E nga ana tjetër, përfaqësuesit e bizneseve, ngritën shqetësime të ndryshme, të cilat kryesisht janë derivat i rrethanave që pandemia COVID 19 ka shkaktuar.

Po ashtu, u shprehen se janë të kënaqur me komunikimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë me ATK-në,  në diskutimin e shumë çështjeve që kanë impakt para se ato të finalizohen.

Drejtori Murtezaj tha se të gjitha shqetësimet ngritura gjatë këtij takimi do t’i shqyrtoj së bashku me menaxhmentit e lartë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)