12 Prill 2021

ATK tejkalon pritshmëritë për të hyrat tatimore

Prishtinë, 2 prill - Vazhdon të rritet performanca e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës, ku vetëm për muajin Janar-Mars 2021 nga të hyrat e rregullta janë mbledhur 134.7 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 16.2 milion euro. Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 11.7 milion euro më shumë të hyra apo 9.6% më shumë se plani.

Rezultat për rritjen e të hyrave është përkushtimi dhe puna profesionale e stafit të ATK-së, avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.

ATK i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve që të vazhdojnë t’i kryejn obligimet e tyre tatimore, pasi që vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të ketë stabilitet fiskal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)