17 Shkurt 2019

ATK nënshkrun memorandum me Zyren e të Hyrave Publike të Maqedonisë

Prishtinë, 10 tetor - Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra e të Hyrave Publike e Maqedonisë kanë nënshkruar sot Memorandum bashkëpunimi, i cili ka për qëllim shkëmbimin e përvojave, transferimin e njohurive dhe praktikave më të mira, përmirësimin e performancës së palëve, stimulimin e përmbushjes vullnetare tatimore, si dhe parandalimin, zbulimin dhe luftimin e evazionit tatimor në të dyja vendet.

Dy institucionet përmes arritjes së Memorandumit shpresojnë në promovimin e metodave të avancuara për mbledhjen e tatimeve, nëpërmjet transferimit të njohurive dhe përvojës në zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve në fushat me interes të përbashkët,  dhe konfirmojnë vendosmërinë në respektimin e legjislacionit të të dyja palëve, në fushat e bashkëpunimit brenda fushëveprimit të kompetencave të institucioneve.

Drejtoreshën e Zyrës së të Hyrave Publike të Maqedonisë Sanja Lukarevska, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit tha se do të punojmë për ngritjen e kapaciteteve në luftimin e ekonomisë jo-formale,  si dhe shkëmbimin e përvojave të tjera mes dy institucioneve.

E nga ana tjetër, drejtori i ATK-së Sakip Imeri theksoj se sot për dy institucionet është një ngjarje me rëndësi për të ardhmen, do të nënshkruhet një memorandum i bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve që do të jetë në funksion të fuqizimit edhe më të madh të kapaciteteve humane në ngritjen e përmbushjes tatimore.

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra e të Hyrave Publike te Maqedonisë kanë një bashkëpunim të mirë,  të vendosur  në të kaluarën dhe kultivimin e saj ne vazhdimësi. Bazë e këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i përvojave të mira në fushën e tatimeve,  përfshirë këtu edhe objektivat që dalin nga integrimi në BE.

Kosova me Maqedoninë ka Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në të Ardhura dhe Kapital si dhe luftimin e evazionit dhe shmangies tatimore, e cila ka shërbye në fushën e shkëmbimit të informatave tatimore me qëllim të luftimit të evazionit dhe shmangies tatimore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shkurt 2019 - Qeveria e Kosovës mban mbledhje festive për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë në të cilën marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Hapësira mes ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë, ora 8:30) 

- Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj vendosin kurora lulesh te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, para Kuvendit, ora 8:45) 

- Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj vendosin kurora lulesh në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:40)

- Në 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë të Kosovës, anëtarë të kryesisë së LDK-së bashkë më struktura të saj, bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe  te varrezat e dëshmorëve. (Gjilan, ora 10:00)

- Federata e Ping-Pongut e Kosovës (FPPK) organizon turneun “Dita e Pavarësisë”.  (ShMU “Tefik Çanga”, Ferizaj, ora 10:00)

- “Star Kids” do të performojnë në sheshin “Skënderbeu” për nder të Pavarësisë. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:45) 

- Komuna e Gjilanit organizon akademi solemne dhe program artistik nga Shkolla e Muzikës në Gjilan. (Teatri i Qytetit, ora 11:00)

- Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovë parakalojnë me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Prej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:20)

- Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizohet koktej për të gjithë të ftuarit në Parakalimin e Trupave të FSK-së. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 13:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovë në Gjilan bën përurimin e bustit të ish-presidentit Ibrahim Rugova (Gjilan, ora 13:00)

- Përfaqësues të organizatave studentore organizojnë një “protestë artistike” në lidhje me vonesën e liberalizimit për qytetarët e Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00) 

- Komuna e Vushtrrisë organizon manifestimin qendror për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë. (Kalaja e Qytetit, Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim deputetët nga Mbretëria e Bashkuar, John Grogan dhe Martin Vickers. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon një event simbolik për Pavarësi. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 14:00) 

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ministri i Kulturë, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përurojnë Palestrën Sportive në Shtime. (Shtime, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin 17-anëtarësh nga Shtetet  e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Senatori James Inhofe. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00) 

- Komuna e Lipjanit organizon koncert festiv për 11-Vjetorin e Pavarësisë. (Qendra e Kulturës “Tahir Sinani”, Lipjan, ora 15:00)

- Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” mban koncert festiv për Pavarësi. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, 18:00)

- Për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës bëhet ndezja e organizuar e fishekzjarrëve. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 18:30)

- Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizohet pritja shtetërore nën përkujdesjen kryeministrit Ramush Haradinaj. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 19:30)

- Mbahet koncerti festiv për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 20:00)