07 Mars 2021

ATK me 15 marrëveshje të zbatueshme për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Prishtinë, 29 tetor - Marrëveshjet për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë (METD) në të Ardhura dhe Kapital, janë marrëveshje bilaterale në mes të dy shteteve me qëllim të parandalimit të tatimimit të dyfishtë, evazionit dhe shmangies tatimore.

Roli i marrëveshjes është edhe zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike dhe rritja e bashkëpunimit në çështjet tatimore, në mes të Kosovës dhe shteteve tjera nënshkruese.

Tatimimi i dyfishtë ndodh kur që të dy,  shteti i rezidencës së personit dhe shteti tjetër ku ai/ajo krijojnë të ardhura (i quajtur “shteti burimor”) kanë të drejtë t’i tatojnë të ardhurat e krijuara.

Deri me tani ATK ka 15 marrëveshje të zbatueshme për eliminimin e tatimit të dyfishtë, si dhe në proces të negocimit janë marrëveshjet me disa shtete të tjera.

Sipas METD autoriteti kompetent për zbatimin e METD është Ministria e Financave, e cila këtë rol i’a ka deleguar Administratës Tatimore të Kosovës.  

Në kuadër të ATK është Njësia pÑ‘r Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila është përgjegjëse për zbatimin e Marrëveshjeve pÑ‘r Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në të Ardhura dhe Kapital.

Rëndësia e METD që ka Kosova me shtete të tjera është në ndikimin e faktorëve që garantojnë, favorizojnë dhe stimulojnë marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare dhe inkurajimin e investimeve të huaja.

Për Kosovën si shtet në zhvillim, ekzistimi i METD është një tregues ndërkombëtarë se është e përgatitur “të pranon rregullat tatimore ndërkombëtare”.

METD-tÑ‘ po ashtu mundësojnë që autoritetet tatimore të dy shteteve të këmbejnë informata lidhur me çështje tatimore, si dhe të asistojnë njëra tjetrën në mbledhjen e tatimeve me qëllim që të  parandalojnë shmangien e evazionin tatimor.

Njësia për Bashkëpunim Ndërkombëtar në ATK, ofron vendime shpjeguese individuale dhe është përgjegjëse për ofrimin e Certifikatave të Rezidencës Tatimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Mars 2021

- Turnir në shigjetari, Skenderaj  -  ora 9:00

- Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj - ora 11:00

- Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz - ora 17:45

- Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale - ora 18:00