20 Prill 2024

ATK mbledh gjysmë miliard euro

Prishtinë, 30 dhjetor - Administrata Tatimore e Kosovës ka thyer rekord në mbledhjen e të hyrave për herë të para që nga themeli i saj,  ku vlera e mbledhur e të hyrave ka arritur në gjysmë miliardi euro (501, 640,196 € )  mbi 46 milionë euro ose 10% më shumë nëse i referohemi vitit të kaluar.

Rezultatet e larta të të hyrave janë reflektim i përkushtimi të jashtëzakonshme të ATK-së, në luftimin e ekonomisë jo-formale, mbledhjen e borxheve, rritja e kapaciteteve profesionale të stafit, përmirësimi i proceseve kyçe tatimore, komunikimet e rregullta me tatimpagues, bashkëpunimet me qytetarë, si dhe automatizimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Përkundër vështirësive që sfidojnë, ATK është e vendosur të vazhdojë me përkushtimin më të madh të realizojë suksese të mëtutjeshme në misionin e saj, çdoherë duke respektuar kornizat ligjore.

Motoja e përgjithshme e punës tonë qëndron në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqimisht përmbushjen e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)