26 Shkurt 2021

ATK mban takimin përmbyllës për vitin 2020 me palët e interesit

Prishtinë, 18 dhjetor - Administrata Tatimore e Kosovës sot ka mbajtur takimin përmbyllës për vitin 2020 më palët e interesit, në të cilin u diskutua ndikimi i pandemisë COVID 19 në sektorin e ekonomisë.

Agjenda e diskutimit ishte ndikimi i pandemisë në të hyrat e ATK-së, borxhet dhe aktivitetet e tjera, zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike-COVID 19, mos-deklarimi i punëtorëve nga punëdhenesit dhe tema të ngjashme, të cilat kryesisht ndërlidhen me atë që komuniteti i bizneseve janë duke u ballafaquar gjatë kësaj periudhe, si rezultat i vështirësive të krijuara nga pandemia.

Zëvendësues, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj, gjatë fjalës së tij tha se secili nga ne duhet të kemi parasysh situatën e krijuar, e cila për fat të keq ka prekur jashtë mase sektorin e ekonomisë, e si rezultat i kësaj ATK ka pasur rënie të theksuar të të hyrave, si dhe rritje të stokut të borxheve tatimore.

Hysenaj tha se pasqyrimin më të mirë të indikacionit që ka dhënë pandemia është rënia në 1.2 miliard euro e qarkullimit të bizneseve.

Ai po ashtu, kërkoj nga përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve që të vazhdojnë të  japin kontributin e tyre në të mirë të rikthimit në normalitet të sistemit tatimor.

Ndër të tjera, drejtori Hysenaj vlerëson në maksimum gatishmërinë e komunitetit të bizneseve në ofrimin e çdo lloj propozimi, i cili do të lehtësonte këtë proces, si dhe do të na ndihmonte si institucion që t’i kryejmë përgjegjësit tona.

Ndërsa, përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve, e vlerësuan bashkëpunimin që ATK në vazhdimësi ka treguar, si dhe në të njëjtën kohë ngritën shumë çështje më të cilat bizneset janë duke u ballafaquar.

Ata gjithashtu, vlerësuan hapat të cilët ATK i ka ndërmarr gjatë kësaj periudhe të vështirë, për të lehtësuar sa do pak deklarimin dhe pagesën e tatimeve.

ATK i falënderon të gjithë tatimpaguesit të cilët i kryejnë me kohë obligimet tatimore dhe njëkohësisht inkurajon tatimpaguesit që t’i deklarojnë dhe paguajnë tatimet që janë të përcaktuara me ligj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)