23 Prill 2024

ATK mban seminare nëpër shkolla të mesme

Prishtinë, 3 mars - Në mënyrë që nxënësit e shkollave të mesme të njoftohen me rolin e Administratës Tatimore të Kosovës në mbledhjen e të hyrave për buxhetin e Republikës së Kosovës, si dhe rëndësinë e tatimeve në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit, ATK është duke mbajt seminare nëpër shkolla të mesme.

Lidhur me rolin dhe rëndësinë e tatimeve, ATK ka përgatitur materialin në formë vizuele, ku gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.

Njëherësh, nxënësit patën mundësinë që të ndjekin spotet mediale të ATK-së për rolin dhe funksionin që luan Kuponi Fiskal.

Nxënësit gjatë këtij prezantimi, me interesim të veçantë u parashtruan pyetje të shumta zyrtarëve të ATK-së, lidhur me tatimet.

Deri më tani seminaret me nxënësit maturant janë mbajtur në 12 shkolla të mesme, në komunat si ajo e Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit dhe Obiliqit. Seminari do të vazhdon edhe me nxënësit nga klasa e pestë në komunat të lartpërmendura.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)