29 Mars 2024

ATK mban seminar me tatimpagues

Prishtinë, 6 mars - Administrata Tatimore e Kosovës ka organizuar seminar me tatimpagues me temën “Zbatimi i udhëzimit administrativ për Transferimin e Çmimit”, që kishte për qëllim informimin e tatimpaguesve që janë subjekt i Tatimit në të Ardhurat e Korporatave dhe të cilët marrin pjesë në një apo më shumë transaksione të kontrolluara me palët e lidhura, që gjenden në dy juridiksione të ndryshme tatimore.

Udhëzimi Administrativ NR.02/2017 për Transferimin e Çmimit ka hyrë në fuqi në muajin Korrik 2017.

Në seminar u prezantua edhe formulari i njoftimit vjetor për transaksionet e kontrolluara, afatin e dorëzimit dhe mënyrën e dorëzimit të formularit.

Është diskutuar edhe përmbajtja e dokumentacionit për Transferim të Çmimit, kush është subjekt i përgatitjes së tij dhe afatet e dorëzimit pas kërkesës së ATK-së.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temën e prezantuar, ku për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)