30 Shtator 2020

ATK ka mbledh 215 milion euro deri me 30 qershor

Prishtinë, 7 gusht -  Përmes një konference për media, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka prezantuar sot arritjet dhe ndikimi i pandemisë COVID 19 në aktivitetet e saj, si dhe zhvillimet tjera për periudhën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2020. 

Veç këtyre, në këtë konferencë janë prezantuar edhe aktivitetet e ATK-së, të cilat kanë qenë në zbatim të masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e pandemisë.

Gjatë fjalimit të tij para mediave, drejtori Murtezaj tha se për këtë periudh raportuese ATK deri  në shpalljen e pandemisë, ka punuar sipas objektivave dhe planifikimeve të parapara, si në realizimin e të hyrave, ashtu edhe në vazhdimin e krijimit të lehtësirave për tatimpagues, në të njëjtën kohë edhe në reformimin dhe modernizimin e proceseve të tjera të punës, siç është konsolidimi i mbledhjes së borxheve.

Realizimi i të hyrave tatimore deri me 30 qershor 2020 sipas tij kapë vlerën prej 215,9 milion euro, vlen të theksohet se inkasimi i të hyrave nga fillimi i këtij viti deri më 18 mars 2020 ka qenë në përputhje me planifikimet e parapara, mirëpo pas kësaj date është vërejtur një trend i uljes së të të hyrave,  duke pas parasysh efektet që ka dhënë COVID 19, si dhe vendimet për shtyrje të afatit  të pagesës së detyrimeve  tatimore dhe kontribute pensionale. Mirëpo, nëse i referohemi inkasimit janar deri me 18 mars 2020 kanë pasur rritje prej 11.2 % , si dhe për të njëjtën periudhë kemi pasur tejkalim të planit për 3.62%.

Ai ka shtuar se rikthimi në normalitet i deklarimit dhe pagesës së tatimeve, ka reflektuar në muajin maj dhe qershor, në të vërehet rritje e dukshme e të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe në raport me muajit paraprak.

Diferenca e rritjes së inkasimit vërehet në muajin qershor, në të cilin janë mbledhur  29,8 milion euro, 5.7 % ose 1.6 milion euro më shumë se plani i paraparë.

Po ashtu , gjatë prezantimit të këtij raporti drejtori Murtezaj tha se edhe për  ATK-në,  sikurse edhe për shumë institucione tjera dhe për gjithë qytetarët e vendit tonë, pjesa e parë e këtij viti ishte periudhë me shumë sfida, si në fushën e shëndetësisë, po ashtu edhe në fushën ekonomisë.

Si rezultat i këtyre rrethanave të krijuara,  ATK nga 12 marsi e tutje ka përkrahur Qeverinë e Republikës së Kosovës në implementim të shumë masave,  që kishin për qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID 19. 

Fillimisht me veprimet e inspektorëve të ATK-së u parandalua mundësia e keqpërdorimit të situatës me ngritje të çmimeve gjatë periudhës mars, prill dhe maj 2020, me ç’rast ATK  ka pranuar 11,452 thirrje/informata nga qytetarët përmes linjave të hapura telefonike.

Masë tjetër ishte krijimi i platformës për t’u pajisur punëtorët me certifikata,  me të cilat ju lejohej të lëviznin gjatë orarit të kufizuar të lëvizjes, në këtë drejtim ATK përmes sisitemin online ka lëshuar 335,805 certifikata.

 Përkrahja ka vazhduar duke zhvilluar platformën elektronike për aplikim të bizneseve për përfitim nga Pakoja Emergjente Fiskale- për të cilën numri i aplikuesve ka qenë 46,185. 

Platforma në fjalë është zhvillua brenda 5 ditëve me resurset të Departamentit të IT-së-ATK, pa u shpenzuar as edhe një euro. 

Po ashtu,  ATK në mënyrë që tatimpaguesit  ta kenë sa më të lehtë përmbushjen e obligimeve tatimore, në sistemin elektronik EDI ka shtuar edhe një shërbim të ri, i cili ka të bëjë me kërkesën për marrëveshjen e pagesës me këste të obligimeve tatimore.

Përmes kësaj kërkese, tatimpaguesit mund të kërkojnë arritjen e një marrëveshje të pagesës së borxhit tatimor të pashlyer. Deri me 30 qershor të këtij viti numri i kërkesave online për të hyrë në marrëveshje është 336.

Në mbyllje të kësaj konference drejtori i ATK-së, falënderoj mediat për punë e pa lodhshme që në vazhdimësi e bëjnë, si dhe profesionalizmin dhe bashkëpunimin që kanë më ATK-në. Ai po ashtu uroj që sa më shpejt të tejkalohet kjo situat dhe vendi t’i kthehet normalitetit në të gjitha aspektet.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi pret në takim sportistet e verbër. (kabineti i Ministres, ora11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prizrenit do të pranojë një donacion me pajisje shkollore dhe tableta nga banka Raiffeisen, për fëmijët e familjeve me vështirësi ekonomike në komunën e Prizrenit. (Drejtoria Komunale të Arsimit në Prizren, ora 14:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)