23 Prill 2024

ATK inkason 455.9 milion euro në 2018

Prishtinë, 28 dhjetor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka prezantuar sot para mediave të arriturat për vitin 2018.

Në këtë konferencë Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri tha se gjatë këtij viti është arritur sukses të jashtëzakonshëm në inkasimin e të hyrave, të cilat kanë qenë të përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Veç kësaj drejtori Imeri tha se është punuar shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme në rritjen e komunikimit me tatimpagues, në mënyrë që ata t’i kuptojnë më kohë obligimet tatimore.

Për të pasur sukses në komunikimin e detyrimeve të tatimpaguesve sigurisht që është dashur që kjo të bëhet përmes mekanizmave të cilët garantojnë se mesazhet e ATK-së kanë arritur të përcillen në mënyrë profesionale tek tatimpaguesit, ku në këtë drejtim kemi marr mbështetje profesionale nga institucionet ndërkombëtare.

Para gazetareve drejtori i ATK-së shpalosi prezantimin me përmbledhje të shkurt për aktivitetet të cilat e kanë karakterizuar ATK-në, në veçanti prezantoj të hyrat të cilat ende pa u përmbyllur viti kalendarik ka arritur që të tejkaloj parashikimet e përcaktuara.

“Deri me 28 dhjetor 2018 është arritur që të inkasohen 455.9 milion euro apo 6.6 milion euro me shume se plani i të hyrave të përgjithshme vjetore. Krahasimi mes periudhave, reflekton rezultatet të cilat kanë tejkaluar objektivat tona."

"Nëse e krahasojmë periudhën janar-28 dhjetor 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 41.5 milion euro apo 10.0% me shume, ndërsa në raport me planin janë mbledhur 9.9 milion euro apo 2.2% më shumë të hyra se plani i paraparë” tha ndër tjera z. Imeri.

Veç të hyrave në këtë konferencë janë prezantuar edhe aktivitete tjera të cila janë zhvilluar gjatë vitit që po e lemë pas, si edukimi i tatimpaguesve, unifikimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, mbledhja e borxheve, luftimi dhe parandalimi i ekonomisë joformale, monitorimi i lojërave të fatit, procesi i fiskalizimi, etj.

ATK, vazhdimisht është duke zhvilluar aktivitete për të ngritur nivelin e përmbushjes së obligimeve tatimore, përfshirë transparencën në shërbimet ndaj tatimpagueseve, të cilët do të kenë më të lehtë informimin dhe kryerjen e obligimeve në mënyrë vullnetare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)