19 Mars 2024

ATK: Ekonomia jo-formale në shkallë të gjerë dëmton interesat e Qeverisë

Prishtinë, 16 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka vlerësuar se ekonomia jo-formale në shkallë të gjerë dëmton interesat fiskale të Qeverisë, duke shkaktuar zvogëlimin e të hyrave për buxhetin e shtetit.

 Kjo sipas ATK-së dobëson infrastrukturën shtetërore, si dhe aftësinë e saj për të ofruar shërbime më të mira publike.

Ndikimet e ekonomisë jo-formale nuk kufizohen vetëm  në sektorin publik, por ato ndikojnë me të madhe edhe në aktivitetet e biznesit legal.

Ekonomia jo-formale shtrembëron konkurrencën e ndershme dhe ul konkurrencën midis kompanive. Aktivitetet biznesore të punës joformale dhe evazioni sistematik tatimor, dobësojnë mbrojtjen e punonjësve dhe shoqërisë në përgjithësi.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka treguar vullnet për të parandaluar dhe luftuar ekonominë jo-formale.

Kjo është bërë duke hartuar dhe zbatuar një sërë ligjesh shtetërore në përputhje me standardet ndërkombëtare, si dhe duke krijuar Strategjinë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë jo-formale.

Administrata Tatimore e Kosovës, si institucion i specializuar dhe me autorizime të veçantë ligjore për të parandaluar dhe luftuar ekonomin jo-formale dhe evazionin fiskal, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr veprime përkatëse ligjore në funksion të zbatimit të kësaj strategjie të Qeverisë.

Kështu që ndër prioritetet e administratës tatimore, janë parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale, në këtë kontest edhe i shmangies tatimore.

Rezultatet e mira të arritura nga ATK, përmes  shumë aktiviteteve të zhvilluara, në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, janë vlerësuar edhe në raportin e fundit të publikuar nga Komisioni Evropian.

Ku thuhet se tek pjesa ku ka përgjegjësi ATK-ja, ka rënë niveli i ekonomisë jo-formale dhe është rritur niveli i të hyrave. 

Krahas aktiviteteve tjera operative të ATK-së, vlen të theksohet së gjatë vitit 2017, vetëm nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës janë realizuar 338 aktivitete për verifikim të shmangieve tatimore, si dhe janë kryer 5 bastisje.

Kurse sa i përket dyshimeve për shmangie tatimore janë hapur 32 raste për hetime tatimore, si dhe janë zhvilluar 266 intervista me të dyshuar dhe dëshmitar për shmangie nga tatimi. DHTI, për institucionet e zbatimit të Ligjit ka ofruar 223 informata.

Veç tjerash, janë kryer 22 raporte të kontrollit dhe gjatë kësaj periudhe rezultatet nga shmangia tatimore, janë realizuar në vlerë prej: 667,014.00 euro, pa ndëshkime dhe interesa.

Administrata Tatimore, i fton të gjithë bizneset dhe qytetarët që ushtrojnë çfarëdo aktiviteti afarist, t`iu përmbahen kërkesave ligjore në fuqi, të deklarojnë dhe paguajnë me kohë tatimet sipas ligjeve në fuqi, në mënyrë që mos të jenë pjesë e masave ndëshkuese  penale, të konfiskimit dhe sekuestrimit te pasurisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)