29 Mars 2024

ATK, edhe me një shërbim të ri elektronik

Prishtinë, 7 qershor - Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 qershor 2018 është publikuar versioni i ri i Sistemit Elektronik – EDI, i cili ofron edhe shërbimin – Menaxhimi i Rimbursimeve.

Shërbimi i ri elektronik për Menaxhimin e Rimbursimeve është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit, të cilët bëjnë kërkesë për Rimbursim, si: për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin në të Ardhura Personale dhe Tatimin në të Ardhura të Korporatave.

Përmes këtij shërbimi, tatimpaguesi mund të informohet se deri ku ka arritur të shqyrtohet nga ATK, kërkesa e tij për Rimbursim e dërguar më parë. Më konkretisht përmes shërbimit “Menaxhimi i Ribrusimeve”, tatimpaguesi mund të informohet për:

·         Datë e kërkesës për Rimbursim;
·         Vlerën e kërkuar;
·         Llojin e tatimit;
·         Statusin e shqyrtimit të kërkesës (Në pritje / Përfunduar / Refuzuar);
·         Kategorizimin e tatimpaguesit sipas Rregullores së brendshme të ATK-së, A; B apo C;
·         Datën e përfundimit, dhe
·         Vlerën e aprovuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)