15 Gusht 2020

ATK do t'iu përcjellë me anë të e-mailit vërtetim për lëvizje të lirë për punonjësit

 Prishtinë, 26 mars - Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka njoftuar të gjithë operatorët ekonomik se Administrata Tatimore e Kosovës është duke iu përcjellë me anë të e-mailit, një formë - vërtetim për lëvizje të lirë, për punonjësit të cilët do të punojnë gjatë orareve kur ka kufizim të lëvizjeve.

"Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve, njofton të gjithë operatorët ekonomik, të cilët kanë të regjistruar për veprimtari, njërin nga kodet NACE, të listuara në Urdhëresën: 01-05 të datës 23.03.2020, të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë (MEPTINIS), se tashmë Administrata Tatimore e Kosovës është duke iu përcjellë me anë të e-mailit, një formë (vërtetim për lëvizje të lirë), për punonjësit të cilët do të punojnë gjatë orareve kur ka kufizim të lëvizjeve", thuhet në njoftimin për media.

Edhe ATK ka njoftuar se formulari “Vërtetim për lëvizje te lirë” mund të shkarkohet në web faqen e ATK-se, ku me pastaj duhet të plotësohet me të dhënat e kërkuara për firmën apo subjektin dhe për secilin punonjës, për të cilët kërkohet lëvizje e lirë, përgjatë orareve me kufizim në situatën e emergjencës për shëndetin publik.

Për me tepër ATK ka publikuar në ueb-sajtin zyrtar listën e tatimpagueseve,  të cilët janë pjesë e kësaj urdhërese http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/03/Lista-E-bizneseve-sipas-MEPTINIS1.pdf?fbclid=IwAR2kXhbeugK49J8x4B74ZU0UFrNJKUubHY4eCOwg5ohXcEhA87nCduENIEkhttp://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/03/Lista-E-bizneseve-sipas-MEPTINIS1.pdf?fbclid=IwAR2kXhbeugK49J8x4B74ZU0UFrNJKUubHY4eCOwg5ohXcEhA87nCduENIEk


http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/03/Vertetim-per-L%C3%ABvizje-t%C3%AB-lir%C3%AB-V3.pdf?fbclid=IwAR0zd2AXd37j5xuI2j_fxS3fJdp9cnSHgOwSAz-xZrGCIMucgz-9VAUCWcI

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.