29 Mars 2024

ATK diskuton të arriturat dhe zhvillimet tjera me FMN-ën

Prishtinë, 26 tetor - Administata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se nga 25 Tetor deri me 7 Nëntor, në ATK do të qëndrojë një mision i FMN-së, “Asistenca Teknike në Reformat e Administratës Tatimore”.

Dje është mbajt takimi hyrës i këtij misioni, ku janë prezantuar objektivat e misionit dhe në përgjithësi agjenda e punës.

Asistenca Teknike në Reformat e Administratës Tatimore, do të përfshijë funksionet kryesore të ATK-së, si: përmbushja e obligimeve tatimore të tatimpaguesve, menaxhimi i borxheve tatimore, kontrollet tatimore dhe në përgjithësi zhvillimet institucionale, në modernizimin e administratës. 

Ky mision i Fondi Monetar Ndërkombëtar,  përbëhet nga z. Enrico Aav, Steffen Hansen, Frank Bosch, dhe znj. Telita Snyckers.

Gjatë takimit hyrës, u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit në kuadër të planit vjetor të Asistencave Teknike, të cilat mund të ofrohen nga FMN.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)