20 Prill 2024

ATK diskuton objektivat për vitin 2018

Prishtinë, 29 dhjetor - Menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës, ka mbajtur takim me drejtorët e Zyrave Regjionale me qëllim të diskutimit të synimeve dhe objektivave për vitin 2018.

Ndër pikat kryesore të cilat u shpalosen gjatë këtij takimi ishin: implementimi i Strategjisë së ATK-së 2015-2020, përmbushja e objektivave të parapara me Planin Vjetor të Punës, përmbushja e objektivave në kuadër të MSA-së, zbatimi i strategjisë për parandalimin dhe luftën kundër ekonomisë joformale, modernizimi i ATK përmes zëvendësimit të sistemit të Teknologjisë Informative, lancimi i faturës elektronike të TVSh-së, “E-Invoicing”, si dhe ngritja e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të riskut.

Për vitin 2017 nga aktivitetet e realizuara është arritur që deri me datë 28 Dhjetor të inkasohen 413.1 milionë euro ose 98% e planit, ndërsa në krahasim me vitin 2016 janë 26.5 mil. euro apo për 10.68% më shumë.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri gjatë këtij takimi falënderoj gjithë stafin e ATK-së, për angazhimin e që kanë treguar në arritjen e realizimit të objektivave për vitin që po e lemë pas. Po ashtu, Imeri kërkoj nga menaxhmenti i ATK-së që të vazhdojnë të jetë të përkushtuar në zbatimin e të gjitha dispozitave të legjislacionit tatimor, si dhe të kenë prioritet trajtimin e barabartë të tatimpagueseve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)