29 Mars 2024

ATK dhe Dogana ma trajnim te përbashkët

Prishtinë, 26 tetor - Në kuadër të bashkëpunimit  në mes ATK-së dhe Doganës së Kosovës,  është  mbajtur trajnimi  një ditorë me temën: Leximi i rubrikave të rëndësishme për Dokumentin Unik Doganorë (DUD-ve). Ligjërues të këtij trajnimi kanë qenë zyrtaret nga Dogana e Kosovës.

Në këtë trajnim përveç udhëheqësve të  ekipit të kontrollit dhe inspektoreve kontrollit, pjesëmarrës kanë qenë  edhe këshilltarët nga DKT, ZSHET, zyrtarë nga Departamenti i  Ankesave, zyrtare nga Avokati i Tatimpaguesit.

Qëllimi këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të marrin njohuri të reja mbi procedurat në import dhe eksport , metoda të vlerësimit, regjimeve doganore etj.

ATK dhe Dogana e Kosovës do të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin për tema tjera,  me qëllim të përfitimit të njohurive dhe praktikave  më të mira për të dy institucionet.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)