24 Prill 2024

ASK publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore

Prishtinë, 18 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon  Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM4 2017).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM4 2017 ishte 503.1 milionë Euro. 

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM4 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 587.3 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i punëtorëve (24%),  kontributet sociale dhe përfitimet (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (13%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Për më shumë informata, lidhur me publikimin "Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM4 2017", vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/llogarite-qeveritare

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)