08 Mars 2021

ASK përfundon projektin e Azhurnimit të Qarqeve Regjistruese 2020

Prishtinë, 28 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përfunduar projektin e Azhurnimit të Qarqeve Regjistruese 2020.

Ky projekt ka filluar në qershor të këtij viti dhe ka pasur për qëllim përmirësimin e kornizës së mostrës së qarqeve regjistruese për nevoja të anketave të rregullta të ASK-së, si dhe për nevoja të përgatitjes së bazës hartografike dhe operative për Regjistrimin e Popullsisë 2021.

Gjatë kësaj periudhe janë azhurnuar 2 300 qarqe regjistrues në tërë territorin e Kosovës. Azhurnimi I Qarqeve Regjistruese ka regjistruar në terren të gjitha ekonomitë familjare dhe i ka identifikuar të gjitha objektet ndërtimore në kuadër të qarqeve regjistruese.

Mbledhja e të dhënave është bërë përmes metodës CAPI (Intervistimi Personal i Asistuar me Kompjuter) përmes së cilës ASK-ja mëton ta përmirësojë cilësinë e të dhënave dhe t’i shkurtojë afateve kohore për mbledhjen e të dhënave. Metoda CAPI po ashtu ka një kosto më efektive dhe është një zgjidhje më e qëndrueshme.

Përmes këtij projekti, ASK-ja ka një pasqyrë të qartë në terren për të dhënat e:

Numrit të ekonomive familjare,
Etnicitetit të ekonomisë familjare,
Numrit të ekonomive familjare në një ndërtesë,
Objekteve ndërtimore të dedikuara për banim,
Numrit të objekteve ndërtimore të banuara/zbrazëta
Numrit të banesave në ndërtesë,
Numrit të kateve në ndërtesë,
Objekteve ndërtimore, të banuara, që nuk gjenden në hartën e Qarkut Regjistrues,
Objekteve ndërtimore që figurojnë në hartën e Qarkut Regjistrues, e që aktualisht nuk gjenden në terren (sepse në ndërkohë janë rrënuar).






Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Mars 2021 - Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit I.L. për vepren penale 'Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë - Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)  

- Universiteti ''Kadri Zeka'' do të shënojë 8 vjetorin e themelimit! (Ambientet e Universitetit në Gjilan, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”,  (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)  

- Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues në të cilin do të kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 16:00)

- Qendra e Artit dhe Komunitetit organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi - çdo ditë është 8 mars”. (Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ora 19:00)