07 Qershor 2020

Arabia Saudite ul shpenzimet për shkak të rënies së çmimit të naftës

Prishtinë, 23 prill - Ministri i Financave i Arabisë Saudite, Mohammed Al-Jadaan, deklaroi se në këtë vend janë zvogëluar shpenzimet për udhëtimet zyrtare dhe detyrat e përkohshme, ndërsa janë anuluar edhe disa projekte të caktuara pas rënies së çmimit të naftës të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Al-Jadaan në konferencën për media tha se financiarisht janë të aftë të parandalojnë një krizë dhe se deficitin e mbajnë nën kontroll, duke shtuar se, megjithatë, ndërmarrin masa shtesë me qëllim të uljes së shpenzimeve shtetërore.

Ai theksoi se para shpërthimit të pandemisë planifikonin që këtë vit vëllimi i huamarrjes të arrijë në 120 miliardë rialë (32 miliardë dollarë), ndërsa tani parashihet të arrijë 220 miliardë rialë (59 miliardë dollarë).

“Po ashtu, për herë të parë presim rritje negative në sektorin e jonaftës. Nëse kushtet shëndetësore këtë e lejojnë, me këmbëngulje do të punojmë në jetësimin e ekonomisë sonë”, tha Al-Jadaan.

Autoritetet e Arabisë Saudite vendosën të ulin buxhetin për vitin 2020 për 50 miliardë rialë (13.3 miliardë dollarë) për shkak të rënies së çmimit të naftës.

Në buxhetin për këtë vit shpenzimet do të jenë 272 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat 222 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)