04 Korrik 2020

Anulohet pezullimi i pranimit të kërkesave për pagesë në Thesar

Prishtinë, 1 qershor - Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë për relaksimin e masave të situatës së pandemisë dhe me qëllim të mundësimit të pranimit të kërkesave të reja për pagesë, bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit ka marr vendim për shfuqizimin e vendimit për pezullim të pranimit të kërkesave për pagesë dhe pranimin fizik të shkresave në Ministrinë e Financave dhe Transfereve-Thesar, me efekt nga data 1 qershor.

Megjithatë, MFT ju bënë thirrje palëve që të kenë kujdes maksimal dhe të duhur si dhe të respektojnë masat dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore gjatë procesit të dorëzimit të shkresave fizikisht në arkivin e Thesarit.

"Po ashtu, kërkojmë mirëkuptimin që për shkak të mbingarkesës aktuale si dhe funksionimit jo me kapacitete të plota (sipas vendimit të Qeverisë për staf esencial), realizimi i kërkesave tuaja mund të marrë me tepër kohë se zakonisht", thekson MFT.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)