25 Prill 2024

Ambasadat e BE-së me procedura burokratike për dhënien e vizave për bizneset kosovare

Prishtinë, 11 janar - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka shpreh shqetësimin e vet për ankesat e komunitetit të biznesit vendor lidhur me procedurat burokratike dhe nënçmuese që po hasim gjatë aplikimit për vizën Shengen.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se kanë shpresuar se ky vit do te fillojë me një konkretizim te agjendës ekonomike dhe se procesi i integrimit ekonomik do të jetë me i avansuar krahasuar me atë politik.

"Na gëzon fakti qe jemi pjese e partneritetit ekonomik me Bashkimin Evropian përmes Marrevëshjes per Asocim dhe Stabilizim ku parashihet te hapet një perspektive e re per bizneset kosovare qe te depertojne ne tregjet evropiane dhe me gjere, me sherbime apo me mallra", ka thënë Gërxhaliu.

Oda Ekonomike e Kosovës sipas tij ka paralajmeruar se vete nenshkrimi i MSA-se nuk është një shkop magjik per te zgjidhur problemet e grumbulluara nga e kaluara por eshte me shume nje mundesi e cila duhet shfrytezuar.

Mirepo një mundesi e tillë sipas Gërxhaliut nuk mund te shfrytezohet nga komuniteti I biznesit kosovar, nga fakti i mungeses se liberalizimit dhe ne vecanti  procedurave rigoroze qe jane duke i aprovuar ambasadat e huaja ne Kosove e poashtu duke e pamundesuar ne momente te caktuara partneritetin ekonomik ne mes kompanive vendore dhe partnereve evropian.

"Sot, ne qofte se nje biznes kosovar aplikon per vize, ne rend te pare duhet te pres dy, tre apo kater muaj per termin dhe pas caktimit te terminit duhet mbledhur nje mori dokumentesh te cilat e kane koston e vet edhe ne aspektin kohor edhe financiar dhe mbi te gjitha kerkohet te zbulohet edhe fshehtesia me e madhe e gjendjes financiare te kompanise", ka theksuar ai.

Për një aplikim kërkohen deri në tetë metra gjatesi e renditjes se dokumentave dhe ne fund askush nuk garanton se do te pajisesh me vize.

Nese behet nje krahasim me vitet 2012, 2013, 2014 dhe 2015 procedurat sipas OEK kanë qenë shume me te lehta dhe bizneset vendore, ato kane pasur prioritet dhe pervec te tjerash te njejtat jane pajisur me vize dy apo tri vjecare.

"Tani ne vitet 2016-2017, te njejtat kompani ose refuzohen me arsyetime banale ose iu ipet nje vize disa ditore, dhe e tera kjo e ve ne pyetje partneritetin e promovuar ne mes te Kosoves dhe Bashkimit Evropian."

"Me ketë casje te ambasadave evropiane  te akredituara ne Prishtine përballë kërkesave te komiteti te biznesit vendor po e prezentojmë MSA-në si një shtëpi te bukur me nje arkitekture atraktive por pa dere hyrese dhe dalese."

"Në ketë drejtim Oda Ekonomike e Kosoves apelon tek ambasadat evropiane ne Kosove qe te tregojne fleksibilitet, profesionalizem dhe te jene mbeshtetes te zhvillimit ekonomik te Kosoves duke fuqizuar sektorin privat ne partneritet te perhershem me kompanite nga Bashkimi Evropian."

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)