28 Mars 2024

Ambasada sllovene mbështet iniciativat e biznesit të Kosovës drejt BE-së

Prishtinë, 6 mars - Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë Boris Bertonieciel ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini me bashkëpuntorë, ku kanë diskutuar lidhur me rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se  Sllovenia vazhdon ta mbetet njëri ndër shtetet mike, investuese dhe zhvilluese në Kosovë.Sipas tij  ky takim po bëhet në kuadër të rritjes së bashkëpunimit edhe më të madh ndërmjet dy vendeve konkretisht në aspektin ekonomik.

Kryetari Shahini informoi ambasadorin edhe lidhur me projektin Komisioni Evropian për mbështe e zgjerimin e bashkëpunimit tregtar ndërkufitar Kosovë Maqedoni, duke ftuar ekspertët slloven në implementimin dhe mbështetjen e katij projekti.
  
"Ambasada sllovene vazhdon ta mbështet iniciativat e biznesit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian", tha kryetari i AKB-së.

Nga ana tjetër Boris Bertonieciel,  ambasadori i Sllovenisë në Kosovë tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve vazhdon të forcohet edhe më shumë dhe se investimet edhe eksportet sllovene drejt Kosovës jana të mira.

Sipas tij fuqizimi nuk do ta mbetet në vend i ndaluar, por do ta rritet. Synim i ambasadorit mbetet që të ketë takime ta rregullta me komunitetin e biznesit në manyrë që të rriten investimet në ta gjitha regjionet.

"Ambasada sllovene do të vazhdoi mbështetjen e iniciativave sikur kjo e mbështetjes së zgjerimit të bashkëpunimit tregtar ndërkufitar Kosovë Maqedoni, projekte të tilla ne relizojmë me shtete fqinje e të cilat kanë rëndësi  të madhe", tha ambasadori slloven.

Sipas tij duhet  ta realizohen investime edhe më të shumta në dy shtetet na mënyrë që ta ketë zhvillim më të hovshëm ekonomik, punësime dhe rritje të eksporteve e importeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)